75 Mall Live Search
22:38 / E Shtunë, 14 Janar 2023 / C E

Interi rikthehet te fitorja, mposht Veronën

Pas barazimit me Monzan javën e kaluar, Interi është rikthyer te fitorja.

Zikaltërit kanë mposhtur Veronën me rezultat 1-0 në ndeshjen e javës së 18-të të Serie A.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Lautaro Martinez në minutën e tretë.

Me këtë fitore, Interi është në vendin e katërt me 37 pikë, aq sa ka Juventusi dhe 10 pikë më pak se Napoli. /IndeksOnline/