Interi rikthehet te fitorja në Serie A

Pas dy humbjesh radhazi, Interi më në fund i është kthyer fitoreve në Serie A.
Zikaltërit kanë mposhtur Sassuolon si mysafir me rezultat 1-2, shkruan Indeksonline.
Golin e parë për Interin e shënoi Edin Dzeko në minutën e fundit të pjesës së parë.
Rezultatin e barazoi Frattesi në minutën e 69-të.
Fitoren skuadrës së Inzaghit ia dhuroi Dzeko i cili shënoi në minutën e 75-të.
Me këtë fitore, Interi ngjitet në vendin e shtatë me 15 pikë të grumbulluara. /IndeksOnline/