75 Mall Live Search
14:14 / E Diele, 10 Janar 2021 / Blerim

Interi rikthen rezultatin në pjesën e dytë ndaj Romës

Është duke u zhvilluar takimi ndërmjet Romës dhe Interit, duel ky në kuadër të xhiros së 17’të të takimit.

Skuadra e Romës ishte duke avancuar me golin e Pellegrinit që nga minuta e 17’të në 1:0, ku me këtë gol përfundoi edhe pjesa e parë, shkruan IndeksOnline

Por, në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka, ishin futbollistët e Interit që morën në ‘dorë’ lojë ku edhe përmbysen rezultatin e romakëve.

Me golin e Skinarit dhe Hakimit, Interi e rikthei rezultatin në favor të tyre.