Interi se bënë “hesap” Romën, ngjitet në krye të Serie A

Interi është ngjitur në vendin e parë në tabelën e Serie A.
Zikaltërit kanë mposhtur Romën me rezultat 3-1 në ndeshjen e xhiros së 34-të.
Golat për Interin i shënuan Dumfriens në minutën e 30-të, Brozovic në minutën e 40-të dhe Martinez në minutën e 52-të.
Golin e vetëm për Romën e shënoi Mkhitaryan në minutën e 85-të.
Me këtë fitore, Interi ngjitet në krye të tabelës me 72 pikë, një më shumë se Milani që nesër luan me Lazion. /IndeksOnline/