Interi shpreh interesim për Correan
Futbollisti i Lazios pëlqehet shumë nga zikaltërit.
Drejtuesit e Interit kanë rikthyer vëmendjen nga ylli i Lazios, Joaquin Correa. Marotta dhe Ausilio po ndjekin me shumë interes paraqitjet e 24-vjeçarit, i cili edhe më parë ka qenë pjesë e planeve të zikaltërve.
Correa u rikthye në Itali verën e kaluar nga Sevilla, ndërkohë që më parë ai ka luajtur edhe për Sampdorian.
Në këtë sezon argjentinasi ka luajtur në 40 takime, duke qenë pjesë e rëndësishme e formacionit të Lazios me gjashtë gola të shënuar, ndërkohë që ka asistuar në 10 të tjerë. /IndeksOnline/