75 Mall Live Search
19:58 / E Diele, 03 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Interi si “thes boksi”, po e godet kush po mundet

Interi është mposhtur nga Bologna me rezultat 0-1 në ndeshjen e xhiros së 22-të të Serie A.

Neroazurët dështuan para tifozëve të tyre duke bërë një performancë jo të mirë, shkruan Indeksonline.

Golin e vetëm për Bolognan e shënoi  Frederico Santander në minutën e 32-të të ndeshjes.

Kjo është humbja e dytë radhazi dhe ndeshja e tretë radhazi pa fituar.

Me këtë humbje, Interi është në pozitën e tretë me 40 pikë, 11 më pak se Napoli dhe pesë më shumë se Milani në pozitën e katërt. /IndeksOnline/