75 Mall Live Search
23:55 / E Mërkurë, 22 Korrik 2020 / C E

Interi siguron Championsin, Juventus ka gati festën

Inter nuk ka arritur të shkojë më larg se një barazim pa gola kundër Fiorentina-s në ndeshjen e javës së 35-të të Serisë A.

Një rezultat ky që i ka kushtuar zikaltërve vendin e dytë në renditje, që tani mbahet nga Atalanta me 74 pikë.

Gjithashtu, një rezultat që i bën punë Juventus-it, që mund të shpallet kampione e Italisë me një fitore kundër Udinese-s të enjten në mbrëmje.

Roma është kthyer në vendin e pestë të renditjes pas fitores bindëse 6-1 të marrë në shtëpi kundër Spal-it të vendit të fundit që sezonin e ardhshëm do të luajë në Serinë B.

Genoa ka fituar 2-1 derbin kundër Sampdoria-s dhe ka bërë një hap të rëndësishëm drejt mbijetesës.

Mban gjallë shpresat për mbijetesë Lecce, pas fitores 3-1 të marrë kundër Brescia-s, duke e dënuar këtë të fundit me rënien në Serinë B.

Në fund, është mbyllur në barazim sfida mes Torino-s dhe Verona-s.