20:04 / E Shtunë, 21 Tetor 2023 / MSH

Interi siguron fitore bindëse nga udhëtimi te Torino

Interi ka regjistruar fitore në udhëtim ndaj Torinos, në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në Serie A.

Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi fitoi pastër me rezultatin 0:2, me të dy golat që u shënuan në pjesën e dytë, shkruan Gazeta Express.

Marcus Thuram (60’) shënoi fillimisht për epërsinë e “Nerazzurëve”, teksa Lautaro Martinez (67’) e vulosi fitoren.

Te torinezët u aktivizua Mërgim Vojvoda, i cili hyri si zëvendësues në minutën e 86-të.

Interi pas kësaj fitore ka 22 pikë dhe tani prin në tabelë, me një pikë më shumë se rivali lokal, Milani. “Rossonerët” ndeshjen e kësaj jave e luajnë nesër (e diel) ndaj Juventusit.

Torino ka nëntë pikë dhe ndodhet në pozitën e 14-të.