75 Mall Live Search
22:56 / E Premte, 21 Gusht 2020 / indeksADMonline

Interi sillet kot – Sevilla “Zot shtëpie” në Evropa Ligë

Skuadra spanjolle, Sevilla ka arritur që me rezultatin final në 3:2 ta mposhtë Interin dhe të shpallet kampione e Evropa Ligës.


Edhe pse të parët shënuan Interi, përmes Lukakus nga pika e bardhë, Sevilla nuk u ndal për asnjë çast, ata barazuan me De Jong në minutën e 12’të të duelit, shkruan IndeksOnline

Golat nuk u ndalën, Sevilla kaloi në epërsi në minutën e 33’të përsëri përmes De Jong, por tre minuta më vonë Interi u kundërpërgjigj me Godin, i cili e barazoi rezultatin në 2:2.

Kur po mendohej se 90’të minuta do të përfundonin në 2:2, në skenë doli Carlos i cili me një goditje akrobatike vulosi fatin e takimit në 3:2.

Kështu, Sevilla është mbreti i Evropa Ligës, pasi ky është trofeu i gjashtë për klubin spanjoll.