Interi s’po ia fal askujt, “blindon” vendin e parë

Interi ka mposhtur Genoan me rezultat 3-0 në ndeshjen e javës së 24-të të Serie A.
Zikaltërit kaluan në epërsi që në minutën e parë me golin e Lukakut, shkruan Indeksonline.
Rezultatin e dyfishoi Darmian në minutën e 69-të të ndeshjes.
10 minuta para fundit, Alexis Sanchez shënoi golin e tretë për Interin për t’i dhuruar një fitore të madhe.
Me këtë fitore, Interi përforcon kreun me 56 pikë, shtatë më shumë se Milani që ka një lojë më pak të zhvilluar. /IndeksOnline/