Interi synon fitoren e dytë në Serie A kundër Cagliarit, formacionet

Cagliari arriti që të mbajë portën e paprekur kundër Torinos me një barazim 0-0 në ndeshjen e parë në Serie A pas një viti mungese, por edhe pse në dukje një rezultat pozitiv fakti është së është hera e tetë me radhë që klubi dështon të fitojë në ndeshjen e parë të sezonit në Serie A
Trajneri, Claudio Ranieri tha se ai ishte “mesatarisht i kënaqur” derisa ata po e ndërtojnë skuadrën e tyre për të hyrë më fuqishëm në këtë sezon pasi që arritën të hynë në Serie A si fitues të play=offit.
Nikoqirët po tentojnë që të mos mposhtën as pas dy ndeshjeve të fillimit të Serie A për herë të parë që nga sezoni 2011/12, një sezon kur ata e filluan me një barazim pa gola dhe pastaj me një fitore prej 5-1 kundër Romës. Këtu do ju duhet më shumë mundi apo edhe fat pasi që Cagliari ka fituar vetëm njëherë në 11 takimet e fundit që ka pasur me Interin.
Interi mposhti Monzan me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë, një rezultat të cilin trajneri Simone Inzagi e quajti “start ideal”. Një tjetër fitore në këtë udhëtim do të jetë një edhe për librin e rekordeve, pasi që Zikaltërit kanë arritur fitore rekorde të njëpasnjëshme në fillim të sezonit dhe do të ishte hera e pestë – një arritje e pabesueshme që mund të arrihet për herë të parë në histori të klubit.
Vizita në stadiumin Unipol Domus nuk duket aq e frikshme për Interin, i cili ka marrë gjashtë fitore në shtatë vizitat jashtë kësaj skuadre, përfshirë tri të fundit që i ka fituar. Derisa ata shikojnë për ta arritur fitoren e katër me radhë në Serie A dhe nëse shikojmë rivalitetin e këtyre skuadrave që për herë të parë daton në vitet e 60’ta, Interi ka arritur të fitojë nëntë herë kundër Cagliari.
Sommer ka startuar në portë për Interin derisa në sulm për Interin nga minuta e parë sonte kanë startuar Thuram dhe Lautaro.
Ndeshja zhvillohet në ora 20:45 në stadiumin Unipol Domus të Cagliarit në Itali.