Interi vazhdon kryesimin në Serie A, nuk lejon befasi ndaj Pisas
Interi ka shënuar fitoren e tretë radhazi në Serie A, duke vazhduar kryesimin në tabelë.
Zikaltërit nuk lejuan befasi si nikoqire e Pisas, duke e mposhtur me rezultat të thellë, 6-2, shkruan IndeksOnline.
Pjesa e parë në ”Guiseppe Meazza” ishte e zjarrtë, duke u shënuar plot pesë gola.
Pisa krijoi epërsi të dyfishtë, me dy gola të shënuar nga Stefano Moreo, në minutat 11-të dhe 23-të.
Inter nuk u dorëzua dhe arriti të përmbyste rezultatin qysh në pjesën e parë.
Piotr Zielinski ngushtoi rezultatin nga pika e bardhë, në minutën e 39-të, derisa pas dy minutave, Lautaro Martinez barazoi shifrat në 2-2.
Në fundin e pjesës së parë, Interi kaloi për herë të parë në epërsi, me golin e Pio Esposito, në 45+2.
Në pjes1%n e dytë, djelomoshate Christian Chivu shënuan edhe tre gola të tjerë.
Federico Dimarco 82′, Ange-Yoan Bonny 86′ dhe Henrikh Mkhitaryan 90+3 u shtuan në listën e golashenuesve.
Pas 22 ndeshjeve, Interi vazhdon të jetë lidere e tabelës me 52 pikë, gjashtë më shumë se Milani që të dielen luan ndaj Romës.
Në anën tjetër, Pisa renditet e fundit në tabelë, me 14 pikë./IndeksOnline/

