Interi vazhdon me fitore, mposht Sampdorian

Interi ka shënuar fitoren e katërt radhazi në Serie A.
Zikaltërit kanë mposhtur Sampdorian me rezultat 3-0 në ndeshjen e javës së 12-të të kampionatit italian.
Golat për Interin i shënoi De Vrij (21’), Barella (44’), Correa (73’).
Me këtë fitore, Interi ngjitet në vendin e pestë me 24 pikë aq sa ka edhe Lazio dhe Atalanta. /IndeksOnline/