22:59 / E Premte, 16 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Interi vazhdon sigurt drejt titullit, e ”shkel” Salernitanën

Interi ka shënuar fitoren e radhës në Seire A.

Zikaltërit në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të, shënuan fitore bindëse ndaj Salernitanës, me rezultat 4-0, shkruan IndeksOnline.

Marcus Thuram hapi serin e golave në minutën e 17-të.

Dy minuta më vonë radha ishte për Lautaro Martinezin.

Skuadra e Simone Inzaghit siguroi fiotren qysh në pjesën e parë, kur Denzel Dumfries shënoi golin e tretë, në minutën e 40-të.

Golin e fundit të ndeshjes e shënoi Marko Arnautovic në 90+1.

Interi vazhdon kryesimin në Serie A, me 63 pikë, 10 më shumë se Juventusi që ndodhet në vendin e dytë.

Në anen tjetër, Salernitana është e fundit në tabelë me 13 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/