75 Mall Live Search
20:11 / E Shtunë, 09 Prill 2022 / C E

Interi zbut diferencën e pikëve me Milanin, mposht Veronan

Ka përfunduar ndeshja në stadiumin “Giuseppe Meazza”, ku nikoqirët kanë arritur të sigurojnë pikët e plota.

Pas 90’ minutave lojë të zhvilluara, kampioni italian Inter ka shënuar fitore të rëndësishme në garën drejt mbrojtjes së titullit, duke e mposhtur me rezultat solid 2:0 Veronan.

Fillimisht, ishte mesfushori Nicolo Barella ai i cili e zhbllokoi rezultatin i pari, duke shënuar në minutën e 22’ për 1:0.

Golin e dytë për “Nerazzurët”, të vulosjes së fitores dhe të fundit të ndeshjes e shënoi sulmuesi Edin Dzeko, i cili shënon në minutën e 30’ për rezultatin final 2:0.

Me pikët e reja, Interi i afrohet liderit të tabelës, Milanit, në vetëm një pikë, respektivisht në kuotën e 66 pikëve, aq sa ka edhe Napoli në vendin e tretë.

Në anën tjetër, skuadra e Veronas tani renditet në vendin e nëntë në tabelë, me gjithsej 45 pikë të arkëtuara.

Rezultati final i ndeshjes është 2:0 në favor të Interit.