Interista, filloni t’i bëni lutjet!
Në më pak se dy javë pas thyerjes së krahut të shkaktuar në ndeshjen kundër Sevilla-s, Lionel Messi është gati për t’iu rikthyer fushës, para kohës së parashikuar për rikuperimin e plotë, e cila ishte 20 ditë.
Siç raportohet nga Marca, argjentinasi do të thirret nga Ernesto Valverde për sfidën ndaj Interit të martën për Champions League.
Gjithsesi, nuk dihet nëse numri 10 i Barcelonës se a do të jetë në fushë që në fillim, pasi është një ndeshje e rëndësishme por jo deçisive, pasi Barça ka fituar tre nga tre ndeshjet jashtë dhe kryeson raundin kualifikues me pikë të plota.
Gjithsesi, ka ende shpresë për intervistët të cilët mund të kryqëzojnë gishtat, pasi vendimi do të merret të hënën në Milano para sfidës me ekipin e Spalletti-t.