75 Mall Live Search
09:59 / E Enjte, 12 Shkurt 2026 / MSH1

Internacionalja Socialiste uron rizgjedhjen e Kurtit kryeministër

Internacionalja Socialiste ka uruar Albin Kurtin, në rizgjedhjen e tij kryeministër i Republikës së Kosovës.

Organizata botërore e partive të majta kanë thënë se formimi i qeverisë hap rrugën për zbatim të një programi ambicioz, që do të thellojë demokracinë, shkruan IndeksOnline.

“Urime Albin Kurtit për sigurimin e një mandati të ri si kryeministër dhe formimin e një qeverie që i jep fund bllokimit politik prej më shumë se një viti në Kosovë!

Kjo hap rrugën për zbatimin e një programi ambicioz, që do të thellojë demokracinë, do të adresojë pabarazinë dhe do të përmirësojë cilësinë e jetës për të gjithë kosovarët”, thuhet në reagim.