75 Mall Live Search
14:33 / E Mërkurë, 06 Mars 2019 / indeksADMonline

Interpoli dhe papërgjegjësia e Zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Izmi Zeka

Sot rrufeshëm të gjitha mediat përhapen deklaratën e Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, ku ai me 31 janar kishte pohuar se është dorëzuar aplikacioni dhe se përveç kësaj ju është konfirmuar edhe hyrja në agjendë. Nga burime anonime brenda Qeverisë së Kosovës, Indeksonline mëson se kjo deklaratë e “guximshme” nuk korrespondon me informacionin zyrtar.

Për më shumë burime të besueshme, të cilat nuk pranojnë të shprehen publikisht, mohojnë kategorikisht që ka ndonjë konfirmim për futjen në agjendë apo jo të aplikimit që thuhet se ëshhtë dorëzuar nga MPB.

Si duket ky qëndrim i Zëvendësministrit Zeka, tregon papërgjegjësi të nivelit i cili mund të dëmtoj vet aplikimin dhe pozicionimin e Kosovës në procesin e Interpolit. Ndryshe në prononcimet zyrtare të Qeverisë së Kosovës, deri më tani nuk ka pasur asnjë konfimim zyrtar në lidhje me atë se a është pranuar aplikimi, dhe në lidhje me gjasat reale për këtë proces.

I gjithë komunikimi zyrtar është mbajtur në rrafshin e afirmimit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, pa specifikuar se ku qëndron ky proces.

Burime të Indeksonline brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme informojnë që ka pasur një letër në adresë të kësaj Ministrie nga zyrtarë të lartë të shtetit, ku kërkohet që çfarëdo komunikimi zyrtar dhe publik në lidhje me procesin e Interpolit, të konsultohet dhe bashkrendohet me Ministrinë e Punëve të Jashtme.