14:26 / E Enjte, 04 Prill 2024 / S Z

Intervenim i suksesshëm në QKUK, ndalohet gjakderdhja nga stomaku

hërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar për intervenimin e dytë të suksesshëm, përkatësisht ndërprerjen e gjakderdhjes masive nga stomaku me metodat më të reja endoskopike.

Kjo procedurë është kryer tek pacientja femër, 73 vjeçare, me inicialet L.S., në Klinikën e Gastroenterologjisë në njësinë e Endoskopisë.

“Gjendja e pacientes është stabile dhe procedura është kryer pa komplikime”, njofton ShSKUK.

Intervenimi është kryer me metodën “Ovesco Clip”, e cila sipas njoftimit është “pjesë akcesore endoskopike inovative”.