75 Mall Live Search
10:48 / E Mërkurë, 21 Dhjetor 2022 / k.v

Intervenimi në edukimin e hershëm, flet edukatorja në Kopshtin Pathway (Video)

Liza Fazliu- me profesion psikologe dhe logopede ka qenë e ftuar në një emision në Tëvë1 për të folur për intervenimin në edukimin e hershëm.

Liza e cila është edukatore në Kopshtin Pathway ka treguar në detaje se si duhet të bëhet ky intervenim.

Ajo ka pohuar se në kopshtin ku ajo punon, në bazë të aktiviteteve që ata zhvillojnë në kopsht e shohin se ku duhet të intervenohet tek secili fëmijë.

“Karshi zhvillimit të fëmijës përgatitet edhe planprogrami për ta dhe bashkëpunimi brenda seancave jep një fryt të mirë. Çdo fëmijë në vetvete është unik dhe pikërisht duke i parë aftësitë e tyre në baza ditore ne aplikojmë planprograme konkrete”, ka thënë ajo.

Liza Fazliu thotë se krejt kjo që ata po bëjnë në kopsht bashkërisht, po iu sjell siguri prindërve për fëmijët e tyre.

Ndiqni intervistën e saj të plotë: