10:12 / E Diele, 27 Tetor 2019 / indeksADMonline

Intervista e Messit, “pleshti” rrëfehet për gjithçka

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka dhënë intervistë për gazetën spanjolle AS, ku ka folur rreth shumë temave.

Messi për VAR

“Më pëlqen VAR nëse përdoret mirë. Ajo që nuk më pëlqen është se u fut në përdorim për të larguar dyshimet dhe një gjë e tillë nuk po ndodh. Në fund, vendimet e tyre janë të determinuara nga gjyqtarët, ose ndonjë gjyqtar tjetër tek dhoma e VAR, dhe nuk bazohen në ato që ndodhin vërtetë tek lëvizjet. Është gjë e mirë, por nuk përdoret siç duhet” ka thënë Messi, transmeton lajmi.net.

Messi për gjendjen e tij fizike

Unë fillimisht erdha dhe fillova të stërvitem fortë, gjë që nuk duhej ta kisha bërë. Unë isha jashtë fushe për një muaj dhe u ktheva duke u stërvitur me ritmin sikur nuk  kisha pushuar fare. Pas kësaj, pata një rënie, duke menduar shumë gjëra. Por tani kjo ka përfunduar. Ndihem i fortë përsëri dhe hap pas hapi po gjej ritmin.”

Messi për golin e parë me Barcelonën

“Topi u kthye nga një mbrojtës, pastaj unë e lash për Ronaldinho dhe prita. Ai e pasoi tek unë, dhe unë mposhta portierin. Më pëlqeu e ngjashmja që anulohej vetëm pak minuta më herët nga pozita jashtë loje. Ajo më pengoi.”

Messi për partneritetin me sulmuesit

“Ronaldinho më ndihmoi shumë. Erdha si 16-17 vjeçar në dhomën e zhveshjes, dhe me gjithë ata gjigantë të futbollit ishte e vështirë. Por ai më mentoroi mua dhe më bëri të ndihem mirë. Pas kësaj, në fushë kërkoja atë, por ne nuk patëm shumë vite bashkë për t’i shijuar. Do të doja që të kisha luajtur më shumë me Ronaldinho.”

“Kam luajtur pesë vite me Luis Suare. Të luash çdo tri ditë, mësohesh me njëri tjetrin dhe luan me zemër. Ne kemi fëmijët e të njëjtës moshë, kalojmë jetën së bashku çdo ditë dhe lidhja po forcohet gjithmonë.”

Messi për sulmuesin më të mirë në histori

“Ronaldo [Nazario] ishte fenomen. Nga të gjithë sulmuesit që kam parë, ai ishte më i mirë. Ishte impresionues” u përgjigj argjentinasi, transmeton lajmi.net.”

Messi për të ardhmen dhe pensionimin

“Nuk dua ta lë këtë vend. Nuk mund të mendoj të largohem nga Barcelona. Kam një ëndërr që të luaj tek Newell’s, në Argjentnië, por nuk e di nëse do të ndodh. Kam një familje dhe ata janë para dëshirave të mia.”