Intervista e parë e Zhegrovës si lojtar i Bazelit
Menjëherë pas zyrtarizimit të Edon Zhegrovës, Basel ka publikuar në faqën e saj zyrtare intervistën e parë me Edon Zhegrovën. Ai është shprehur i emocionuar që ka zgjedhur klubin më të mirë në Zvicër.
“Jam shumë i lumtur, një jetë e re për mua. Jam i shumë i ngazëllyer që kam ardhur te klubi më i madh në Zvicër. Do të jam maksimumin që ti ndihmojë klubit në synimet e veta.
E zgjodha Baselin sepse e di që këtu janë rritur disa prej lojtarëve më të mëdhenjë në botë. E kam takuar Albian Ajetin sepse ai vjen nga shteti im dhe së shpejti do ti takojë edhe shokët tjerë të skuadrës” deklaroi Zhegrova për faqën zyrtare të Baselit. /Indeksonline/