19:18 / E Martë, 14 Korrik 2020 / indeksADMonline

Intervista e presidentit Thaçi në Hagë vazhdon edhe nesër

Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë nuk i kanë mjaftuar dy ditë për të përfunduar intervistën me Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

IndeksOnline ka mësuar se intervista do të vazhdojë sërish nesër prej orës 13:00 dhe nuk dihet se sa do të zgjatë.

Rikujtojmë se deri tani Thaçi u është përgjigjur prokurorëve në Hagë për 12 orë gjatë dy ditëve të fundit./IndeksOnline/