16:13 / E Martë, 24 Janar 2023 / k.v

Intervista │ Shala me akuza të rënda ndaj Qeverisë për rritjen e tatimit në pronë dhe ligjin e pagave (Video)

Pas raportimeve për rritjen e normës së tatimit në pronë, ka reaguar ashpër deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala.

Në një intervistë për IndeksOnline ai ka folur edhe për ligjin e pagave, koeficientin e si dhe ka kritikuar Qeverinë për mos marrjen e masave për të ndihmuar familjen e prekura nga vërshimet e fundit.

Shala ka akuzuar Ministrinë e Financave dhe Qeverinë njëkohësisht, për rritjet e tatimit në pronë prej 100%, ku tha se janë duke vepruar në mënyre vulgare dhe një vendim i tillë, i heshtur në periudhën e dimrit është i palogjikshëm.

“Nuk e kam pas një parametër ekonomik dhe logjik që në këtë rrethanë kur kemi një situatë të krizës ekonomike dhe energjetike të inflacionit të lartë diku rreth 13,15%, në një situatë të periudhës së dimrit fillon një vendim i heshtur i ngritjes 100% të tatimit në pronë, në vend që të planifikohej politika dhe legjislacion që do të ndihmonin në daljen nga kjo krizë ekonomike, sot kemi vendime diakronike që e godasin shportën e ekonomisë familjare dhe buxhetin. Ne do të duhet të kishim një ligj të pagave tashme, do duhej të kishim të njohur koeficientin, të kishimin pagën minimale, ligj për kategoritë e dala nga lufta, ne sot përsëri i godasim kategoritë sociale dhe kjo fatkeqësisht pas një jave ku dy ligje që realisht preknin pjesën e skemave sociale, siç ishte ligji për Trustin dhe ligji për pensionet, po ashtu i refuzojë kjo qeveri. Gjithë këto hapa janë të pakuptueshëm se si mundet një Ministër i Financave dhe një Qeveri të veprojë kaq në mënyrë vulgare, duke velur xhepin e ekonomisë familjare ”, ka thënë Shala për IndeksOnline.

Deputeti i PDK-së, njëkohësisht dha disa sugjerime se si Qeveria e tanishme do duhej të vepronte në lidhje politikat e vendit.

“Do duhej të kishim urgjentisht një ligj të pagave dhe një koeficient të lartë që pak a shumë e zbutë këtë situatë, do duhej të kishim tashmë të miratuar pagën minimale, por jo ashtu siç e ka propozuar Qeveria. Gjitha këto do të lehtësonin paketën e kategorive sociale. Do duhej të kishim një politikë e cila i prek familjet tona dhe veçanërisht të rinjtë dhe të kishim një politikë fiskale dhe ekonomike që e ndalë ikjen e të rinjve nga vendi. Të gjitha këto e vështirësojë gjendjen ekonomike e stimulojnë ë njerëzve nga vendlindja e tyre pa dashje. (3:00) Sot kemi një inflacion, kemi një import të skajshëm të produkteve serbe e në anën tjetër në vend që të mirën masa për vetëdije, stimulim të produkteve vendor, në terë buxhetin e marrim duke velur ekonomitë familjare. Nuk kemi politika zhvillimore as sociale e ekonomike. Nuk kemi politika që të ofronim vende pune”, tha ai.

Shala ka thënë se ligji i pagave dhe vlera e koeficientit do të duhej të shkonin shkonin bashkë.

“Ligj i cili nuk ka kosto buxhetore, Ligj i cili tash diskutohet për koeficientin, në esencë do duhej që të paktën të ishin paralele, të shkonin brenda një ligji edhe koeficienti edhe ligji, po luhet politikisht për të blerë paqen sociale apo për të blerë votën sociale”, ka deklaruar Shala.

Ai shtoi që nuk ka mundësi juridike që se paku edhe 30 ditë të kemi një koeficient, i cili do duhej të ishte plotësues i kërkesave minimaliste që mund të hyn në fuqi. Mes tjerash, ai tha se të gjithë sektorët po rrezikohen, e veçanërisht ai i sigurisë.

Shala gjithashtu ka kritikuar Qeverinë për mos ndarje të një fondi prej elementarë për familjet që u preken nga vërshimet ne disa komuna të Kosovës. Ai kërkoj që urgjentisht të ndahen masat emergjente.

“Edhe pas disa ditësh, Qeveria ende nuk ka qëndrim, nuk ka as fond, do duhej urgjentisht që të mbledhej po atë ditë dhe të ndante një fond pre elementar për të sanuar masat emergjente, ne mënyrë absolute do duhej që Komuna e Skenderajit, Klinës, Mitrovicës, Istogut ta ndjejnë dorën e Qeverisë në mënyre financiare dhe pastaj pjesën operacionale bashkë me pushtetet lokale të sanojnë se paku dëmet që janë bëre, e pastaj të shohin në fazat zhvillimore”, përfundoi Shala./IndeksOnline/