17:11 / E Shtunë, 26 Dhjetor 2020 / C E

Intervistë ekskluzive me ministrin serb të Shëndetësisë: Vuçiq më ka propozuar të sjellë në Kosovë gjatë fillimit të janarit vaksinën e Covid për të gjitha komunitetet

Vaksinat e Covid-19 kanë arritur në Kosovë, por jo nga institucionet e Kosovës. Me urdhër të Qeverisë së Serbisë në Komunat Veriore janë vaksinuar qindra qytetarë të komunitetit serb.

Indeksonline ka intervistuar ministrin serb të Shëndetësisë, Zlatibor Loncar i cili ka zbuluar prapaskenat e arritjes së vaksinës të Pfizer në Veri. Loncar ka thënë për Indeksonline se presidenti serb i ka propozuar që gjatë kontigjentit të dytë të janarit të sjellë vaksinën e Pfizer (produkt amerikano-gjerman), edhe për komunitetet e tjera në Kosovë.

“Udhëheqësit e Repbublikës se Serbisë  janë përkushtuar për  kujdes ndaj të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim.

Veçanërisht në kohë pandemie e cila tashmë një vit po e terrorizon  mbarë botën, ndërsa ka marrë jetën e afro 2 milionë vetave.

Duke pasur parasysh këtë fakt jemi të parët  në rajon dhe të dytët në kontinent si pjesë e Evropës, që e kemi siguruar vaksinën Pfizer kundër Covidit-19. Ndaj kështu kemi nisur imunizimin e pjesës së popullatës më të rrezikuar dhe kjo në harmoni me vlerësimet profesionale të OBSH-së. Prandaj konsiderojmë se është interes yni i të gjithëve, të mundësojmë  që  numri sa më i madh i banorëve të mbrohet nga pandemia. Dhe, kështu të shpëtojmë çdo jetë njeriu, i cili mund të rrezikohet me fatalitet nga prekja me koronavirusin.

Kryetari Vuçiq na ka propozuar që  nga kontingjenti i ardhshëm i  vaksinës kundër Covidit-19 që pritet të na mbërrijë në fillim të janarit, të sigurojmë sasi edhe për kombësitë e tjera në Kosovë.

Para dy ditësh, në Kosovë, janë vaksinuar qindra qytetarë të cilëve u është ofruar preventiva kundër infektimit vdekjeprurës. Me këtë gjë janë mbrojtur edhe nga pasojat potenciale nga pandemia.

Besojmë se qëllimi i secilës Qeveri përgjegjëse në botë është që çdo personi t’i ofrohet ndihma maksimalisht, në mënyrë që të shpëtohet të paktën një jetë njeriu. E të mos themi qindra mijëra vetave” ka thënë Loncar për Indeksonline. /IndeksOnline/