Intervistë me shefin e kuzhinës Admir Alibasiç: Dallohemi ndër të tjerë për punën e aftësinë e mikpritjes

Nuk ka më shumë se dy vite, por është tregim suksesi në Scarsdale por edhe edhe në Westchester. Një tjetër ‘gur’ shqiptar i rëndësishëm në botën e gastronomisë e sidomos në konceptin ‘steakhouse’ në New York, shkruan Njeshi.

Është ky Restauranti – “One Rare Italian Steakhouse” – i udhëhequr nga shefi Admir Alibasiç. Ai njihet gjërësisht për aftësitë e tij kulinarike dhe magjinë që krijon në pjatë… Me Alibasiç biseduam për rrugëtimin e tij në botën e “kuzhinës”, për hapat e parë, për dëshira e planet për të ardhmen.
Në këtë intervistë, ai flet edhe për mikpritjen shqiptare dhe aktivitet e bamirësisë për komunitetin. Ai nënvizon: “Kur klientët hyjnë në restaurant është njejtë si familja të hyjë në shtëpi. Ne japim ndjenjën e ngrohtësisë dhe respektit, ne komuniteti shqiptar dallohemi ndër të tjerë për aftësinë e mikpritjes”.
Një tjetër histori suksesi mesin e shqiptarëve në New York me çka padyshim ne shumë krenohemi…
Ju jeni një kuzhinier i ri, por me shumë përvojë pas. Kur lindi dashuria juaj për gatimin, si e niset?
-Nisa në moshën 17 vjeçare shumë i ri. Mundësia e parë për të punuar si kuzhinier më erdhi në Ben & Jack’s Steakhouse në NYC që ishte në pronësi të dajës Harry Sinanaj. E kuptova në ditët e para që më pelqen sfida në kuzhinë. Më pëlqente të eksperimentoja me gjithçka. Por si i ri, isha i magjepsur edhe me “Iron Chef”, kjo pak a shumë bëri të dashurohem në gatim.
Kush ndikoi apo ju shtyri të hyni në industrinë e kuzhinës?
-Shefi Masaharu Morimoto ishte një frymëzim. Por pjatat e mia nuk janë frymëzuar nga stili i tij i gatimit, por nga përdorimi i përbërësve dhe respekti për ushqimin dhe kuzhinën. Të ngjashëm dhe kujdesshëm ndaj ushqimit jemi edhe ne si popull, pra ishte e natyrshme. Mendoj që familja ishte ajo që më influencojë të hyjë në gastronomi.

Cili është rrugëtimi juaj jetësor?
-Nuk është çdo herë lehtë, por me punë gjithçka mund të arrihet. Unë gjithmon kam besuar në punën e ndershme dhe frytet e saj. Heret e kuptova se çfarë dua të bëjë me jetën time. Nuk jam dorëzuar asnjëherë. Në restorante kam punuar në secilën pozitë. Ndërkohë kam ndjekur shkollimin dhe edukimin personal. Sot fal familjes, kam trasheguar; dashurinë për ushqimin, mikpritjen shqiptare. Ndihem shumë me fat, pasi drejtoj një biznes të cilin e dua.
Përgjatë këtyre 10 viteve keni marr pjesë në aktivitete të shumta bamirësie. Si ju bënë të ndiheni?
-Po ka kohë që mirrem me filantropi dhe ndihmoj ku më kërkohet sidomos në aktivitete bamirësie. Kam ndihmuar shumë organizata në NY siç janë: American Cancer, Sarcoma Foundation, St Jude, Autism etj. Pastaj aktivitete me yje të filmit e sportit. Mundohem që të jap kontributim tim si qytetar, të kthej mbrapsht atë që më ka jep mu dhe popullit tim SHBA-të ndër vite. Prandaj asnjëherë nuk u them jo. E bëjë me knaqësin më të madhe dhe do të vazhdoj ta bëjë këtë punë deri sa mundem. Sepse ndihem i përmbushur kur ndihmojë njerzit në nevojë. Ne e dijm se kemi kaluar nëpër rrugë të mundimshme si popull.

Po në ngjarjet vjetor që organizohen nga kuzhinierë dhe atletët merrni pjesë?
-Po nga tenistët e deri tek basketbollistët dhe forma tjera të festivaleve. Në shumë vite jam kuzhinier i ftuar i ekipeve si: NY Giants, NY Yankees, NY Knicks etj. Kampionate botërore të ushqimit, Festivalin e Verës dhe Ushqimit që mbahet në New York. Ideja është të ndihmohet, të krijohen miq të ri, të njihem me kuzhinierë të ri dhe të ndajm histori bashkë. Kjo është ideja e pjesëmarrjes, pastaj që shumat e mbledhura shkojn në bamirësi. (shikoni disa nga aktivitet në Insta)
Po mediat në përgjithësi i pelqeni si mjet për të afruar audiencën në botë e kulinarisë?
-Kam bërë shumë emisione, kam treguar përvojën dhe mjeshtrin time në atë që di të bëjë më së miri. Kam qenë i ftuar nëpër programet më të rëndësishme amerikane. Në secilin rast ku më është dhënë mundësia kam folur për vendin tim dhe kam prezentuar kuzhinën shqiptare (shiko videon, skenderbegi sipas Admirit). Mesin e tyre në NBC, FOX, Elvis Duran Show, revista e magazina të shumta. Me një fjal më pelqen media.
E ardhmja e stakehouse dhe veçanërisht e One Rare-it?
-Ka shumë steakhouse që i përmbahen shkollës së vjetër dhe fokusohen në menun dhe dekorin tradicional. Me One Rare, vendosa një ndryshim në menu, solli ndryshimin tim në ushqime, dhe ngriti përvojën e steak house-it. Nga pastat e freskëta deri tek tharja, biftekët bazohen në tharje më të gjatë dhe jo në një tharje për vetëm një ditë (shumica thonë 28 ditë). Procesi i tharjes është diçka në të cilën jam fokusuar shumë dhe ka të bëjë me strukturën, erën dhe pamjen e produktit për të ditur se kur është gati.

Për fund, ku e sheh vetën në 10 vite?
-Nuk mund të flas shumë për këtë pjesë. Por e di që nuk do të ndalem së punuari e prezentuari kulturën shqiptare në SHBA. Fokusi im është biznesi i restoraneve madje qofshin edhe në koncepte të tjera në krahasim me stakehouse. Por për momentin jemi të foksuar të japim më të mirë në Scarsdale në One Rare.
Falemnderit, Admir!

Shkruan: Festim Topalli