75 Mall Live Search
12:18 / E Martë, 04 Prill 2023 / mp

Intervistë me Elbert Krasniqin, tregon një shembull të vetëmenaxhimit

Ligji për qeverisje lokale parasheh pjesën ku Komunat kanë të drejtë të bashkohen edhe të bashkëpunojë në formën të Asociacionit, ka thënë për “IndeksOnline ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ” Elebert Krasniqi. Ai e ka treguar një shembull ku Komuna e Mitrovicës veriore menaxhon me Universitetin dhe një gjë të tillë nuk e bënë as një komunë tjetër në Kosovë.

Ai ka dhënë siguri, sa i përket marrëveshjes së Ohrit/Brukselit secili veprim është në harmoni me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

“Ligji për qeverisje lokale parasheh pjesën ku Komunat kanë të drejtë të bashkohen edhe të bashkëpunojë në formën të Asociacionit. Kjo është e rregulluar shumë mirë me ligjin për vetë qeverisje lokale dhe me propozimin tonë në Kuvendin e Kosovës , për plotësim ndryshim të ligjit nuk është bërë asnjë plotësim ndryshim këtu. Mirëpo në anën tjetër kjo mandej e rregullon pjesën ku është e drejta e asocimit edhe kjo pjesë madje kalon në një ligj tjetër me ministrinë e administratës Publike. komunat kanë të drejtë të bashkëpunojnë në formë të Asociacionit mirëpo komunat kanë të drejtë të bashkëpunojnë edhe në formën e bashkëpunimit individual mes komunave dhe kjo bëhet përmes ligjit për bashkëpunim ndër komunal. Kemi disa iniciativa të tilla edhe ne i kemi financuar me programin tonë për bashkëpunim ndër komunal”, tha Krasniqi.

Sipas tij,  janë dy ligje vitale të cilat e rregullojnë këtë pjesën e bashkëpunimit në mes të nivelit lokal dhe në mes të Komunave.

“Ligji për vetëqeverisje lokale pjesa ku iu referohet pjesë së të drejtës së komunave në bashkëpunim me Asociacionit edhe ligji për bashkëpunim ndër komunal është një ligj tjetër i cili iu mundëson komunave që të kenë një politikë të njëjtë për çështje të njëjta.  Gjithmonë po flasim për dy ligje të cilat e rregullojnë aspektin e bashkëpunimit ndër komunal edhe bashkëpunimin e Komunave mes veti. Mirëpo edhe në komunat të tjetër , për shembull këtu edhe të drejtat e binjakëzimit të komunave të Kosovës edhe në Komunat tjera rregullohen me këto dy ligje”, tha Krasniqi.

Ligji për vetëqeverisje lokale, Krasniqi thotë se e ka të specifikuar deri në detaje edhe për kompetencat e komunave, kompetencat e deleguara edhe kompetencat shtesë të Komunave.

“E kemi rastin e procesit të decentralizimit i cili i ka paraparë disa komuna të cilat kanë kompetenca më shumë se sa komunat të tjera Shembull Komuna e Mitrovicës veriore të menaxhon me Universitetin dhe një gjë të tillë nuk e bënë as komuna e Prishtinës as e Pejës e as një komunë tjetër në Kosovë. Mirëpo këto të gjitha janë të parapara me ligjin për vetëqeverisje lokale”, ka shtuar ai.

Ndërsa i pyetur për ligjshmërinë e marrëveshjes së Ohrit ai ka siguruar se çdo veprim  është në harmoni me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

“Sa i përket marrëveshjes së Ohrit , nuk ka të bëjë me këto dy ligjet në të cilat unë iu referova. Marrëveshja e Ohrit faktikisht marrëveshja e Brukselit është një marrëveshje e cila është pranuar nga të dy palët. Pala e Kosovës ka qenë në gjendje ta nënshkruaj në mënyrë shumë të saktë e ka deklarua kryeministri i Kosovës, mirëpo është pala serbe e cila ka ik nga ky nënshkrim. por sidoqoftë në momentin kur është bërë publike kjo marrëveshje është bërë edhe pranimi de facto i marrëveshjes nga të dyja palët.  Të jeni të sigurt se secili veprim dhe në harmoni me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës”, tha ai.

Ai po ashtu në këtë intervistë nuk ka dashur të komentoj dhe të paragjykoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese por thotë se pretendimet e deputetit Veton Berisha dhe Albert Kinollit me pretendimet që nga Krasniqi janë orkestruar të votave nga Lista Serbe tek iniciativa rome, nuk kanë të bëjnë asgjë me të dhe ka akuzuar mediat që kanë lakuar emrin e tij lidhur me këtë rast.

“Sigurisht nuk do të paragjykoj asnjë vendim të Gjykatës Kushtetuese. Vendimet e të cilit duhet të pranohen dhe jo të diskutohen nga ne në politikë. Rasti i dërguar nga zoti Berisha dhe Kinolli ka të bëjë me pretendimin e tyre për orkestrim të votave nga Lista serbe tek Iniciativa rome. Tani në Kuvendin e Kosovës e kemi faktikisht një deputet i cili vjen nga kjo iniciativë dhe ka një numër të madh të votave edhe në zonat ku nuk ka pasur përfaqësues nga komuniteti rom. Kjo temë ishte një ndër temat dhe isha ndër të paktit i cili diskutonte gjatë fushatës parazgjedhore, që është një kërcënim nga Lista serbe e cila po tenton të orkestroj vota të ndryshme tek subjektet politike lojale dhe persona me agjendë të interesit të njëjtë. Në atë kohë edhe zoti Berisha ishte një nga ata personat të cilët nuk e vlerësoj këtë si rrezikim”, tha Krasniqi. /IndeksOnline/

Video