75 Mall Live Search
14:43 / E Hënë, 14 Janar 2019 / indeksADMonline

Intervistimi maratonik i Remit në Hagë

Po bëhen gati pesë orë që kur ish-Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën e Llapit, Rrustem Mustafa është duke u intervistuar nga Prokurorët e Dhomave të Specializuara, në Hagë.

Remi, i shoqëruar edhe nga avokati Arianit Koci kanë hyrë brenda ndërtesës së prokurorisë rreth orës 10:00 dhe që nga ajo kohë ata ende nuk kanë dalë jashtë saj.

Indeksonline kishte filmuar më herët Remin dhe Kocin në kohë pauze brenda ndërtesës së prokurorisë, ndërsa aktualisht mësohet se ende po vazhdon intervistimi.

Ai dje deklaroi se ndjehet i pafajshëm dhe se po i përgjigjet ftesës së Gjykatës Speciale për pretendimet e bëra nga Dick Marty./Indeksonline/