75 Mall Live Search
08:36 / E Enjte, 19 Shkurt 2026 / F.R

Intervistohen 4 zyrtarë të Qendrës së Paraburgimit në Hajvali, dyshohet se u lejuan qasje në telefon të burgosurve

Katër dëshmitarë meshkuj kosovarë janë intervistuar të mërkurën lidhur me dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga disa zyrtarë në Qendra e Paraburgimit në Hajvali.

Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se disa zyrtarë të kësaj qendre u kanë mundësuar disa të burgosurve qasje në telefona celularë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka urdhëruar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore.

“Qendra e Paraburgimit, Hajvali  18.02.2026 – 0:00-14:00. Nën dyshim për keqpërdorime të detyrës zyrtare  nga disa zyrtarë në Qendrën  e Paraburgimit ku dyshohet se u  është mundësuar qasje e telefonit celular disa të burgosurve, janë intervistuar katër dëshmitarë meshkuj kosovarë. Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Rasti është iniciuar si “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”./IndeksOnline/