Intervistohen dy burra të dyshuar për sulm seksual në Viti, njëri dërgohet në mbajtje

Dy persona nga Vitia janë shoqëruar për intervistim nga Policia e Kosovës, pas dyshimeve se kanë qenë të përfshirë në një rast të sulmit seksual ndaj viktimave të gjinisë femërore.
Sipas njoftimit zyrtar, me urdhër të prokurorit kompetent, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet po vazhdojnë nga ekipet relevante.
“Viti / 23.06.2025 – 13:00. Janë shoqëruar për intervistim dy persona meshkuj kosovarë, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimave femra kosovare. Me urdhër të prokurorit një person është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet nga ekipet relevante”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/