Intervistohen dy persona në Prishtinë, ngacmuan një burrë
Policia ka intervistuar dy persona në Prishtinë, të dyshuar për ngacmim të një burri. Të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Ndërkaq rasti mbetet në procedurë hetimore.
“Prishtinë / 28.02.2026 – 17:15. Lidhur me rastin e 02.03.2026 janë intervistuar dy të dyshuar pasi ata dyshohet se e kishin ngacmuar viktimën mashkull kosovar, të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Indeksonline/

