75 Mall Live Search
14:06 / E Shtunë, 04 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

Intervistohen edhe disa të dyshuar në rastin ”Brezovica”

Ditën e djeshme janë paraqitur para Gjyaktës Themelore të Ferizajt 15 të dyshuarit që u arrestuan para dy ditësh, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Fajdeja”, “Shmangia nga tatimi” dhe “Detyrimi”, të lidhur me rastin “Brezovica”.

Burime të Indeksonline, bëjnë të ditur se përveç këtyre 15 persona, janë intervistuar edhe disa të dyshuar të tjerë.

Vendimi për të arrestuarit pritet të miret nesër. /IndeksOnline/