14:47 / E Premte, 31 Maj 2019 / indeksADMonline

Intriga te Roma, De Rossi me 3 senatorë donin “kokën” e Tottit

Daniele De Rossi i dha “lamtumirën” Romës nën shiun e stadiumit “Olimpico”-s. Mes shumë përqafimeve, kapiteni i fundit përqafon të parafundit (foto më poshtë). Teksa shtrëngojnë njëri-tjetrin, befas, dëgjohet: “Nuk doja!” Kush nuk donte? Çfarë nuk donte?

Toti De Rosi

Janë këto disa nga pyetjet që një hetim i së përditshmes italiane “La Repubblica” është munduar t’u gjejë dhe japë përgjigje. Bëhet fjalë për një hetim të mirëfilltë, të bazuar nga burime të besueshme brenda AS Romës. Lidhjet në gjirin e skuadrës, pesha e vendimeve, politika e rolet e kampionëve brenda dhe në drejtimin e ekipit, një histori që nisi një vit më parë, teksa pasojat ende nuk kanë dalë në pah. Dhe në fund kaosi u bë i prekshëm, u materializua. Duke sjellë në mënyrë të pashmangshme rrezikun apo kërcënimet nga ana e Daniele De Rossit.

Mjaftuan 2 faqe të gazetës “La Repubblica” për të kthyer kohën pas dhe për të treguar polemikat më të nxehta të Romës gjatë kësaj kohe. E gjitha ndodhi për shkak të zërave të shumtë që kanë qarkulluar në mënyrë të vazhdueshme në javët e fundit rreth “divorcit” të Daniele De Rossit. Është gjendur një provë shumë e fortë që shërben për të ndërtuar një kronologji të qartë. Një “email” i përgatitësit atletik, Ed Lipie, i cili është njeriu i besuar i presidentit Pallota.

215127047-2c3299cc-c314-4a21-a013-2dc226d8ac6f

Në dhjetorin e kaluar ai i ka shkruar presidentit të skuadrës duke i theksuar që disa nga senatorët e skuadrës, emrat e të cilëve bëhen me dije si De Rossi, Dzeko, Manolas dhe Kolarov nuk kishin shumë besim te sistemi i lojës së trajnerit Di Françesko, te projekti i drejtorit sportiv Monçi. Por nuk përfundon këtu, sepse senatorët e klubit nuk ishin të kënaqur edhe me legjendën Françesko Totti, sipas të cilëve ai sillet keq dhe në mënyrë arrogante në rolin si drejtues në “Trigoria”. Por, këtu është pjesa më e pakuptueshme dhe e errët e historisë të ndërtuar nga përgatitësi atletik, sepse ish kapiteni Toti kërkonte më shumë pushtet dhe gjithmonë ishte ankuar se nuk i kishin dhënë forcën e duhur për të marrë vendimet në klub.

Madje, ai nuk ishte as pjesë e takimeve të drejtuesve si në Londër dhe Boston. Por diçka ishte e sigurt, që Toti ishte shumë i lidhur me trajnerin Di Françesko dhe ai ishte shumë shpesh prezent në dhomat e zhveshjes. Nuk mjafton… Sipas burimeve të Lipit dalin edhe dy emra të tjerë: mjeku Del Veskovo dhe “bosi” i përgatitësve atletikë, Stefanini, ky ishte një njeri shumë i lidhur me Daniele De Rosin.

de-rossi-totti-1350

Në katarsisin palotian të fundimrit, që shikonte rënien e trajnerit dhe drejtorit sportiv ka pasoja edhe për drejtuesit e tjerë, duke qenë se humbasin vendin e tyre edhe Del Veskovo dhe Stefanini. E gjitha kjo sillte edhe ftohjen e raporteve mes Tottit dhe De Rosit.

E SHKUARA DHE E TASHMJA – Do mjaftonte kaq për të nisur një çështje me përmasa të konsiderueshme, deri tani i limituar te dinamikat prezente në shumë klube kur kanë sezone të vështira. Por, artikulli i “Repubblica” njollos edhe imazhin e De Rosit, të cilit i atribuohet edhe një deklaratë e bërë ndaj drejtuesve verdhekuq në momentin e blerjes së Stiven Nzonzit nga Sevilla, i cili megjithatë teorikisht do i bënte “hije”:

“Nëse nuk zgjidhim situatën, ju bëj të mbërrini të dhjetët”, duke dërguar njëkohësisht menaxherin për të negociuar prishjen e kontratës. Pra, në sajë të këtyre premtimeve dhe një merkatoje të papërshtatshme për skemat e lojës së Di Françeskos, duket se janë gjetur fillesat e sezonit të shëmtuar.