13:25 / E Premte, 19 Korrik 2019 / indeksADMonline

Inva Mula reagon për lajmin e ndarjes nga bashkëshorti: “Nuk është i vërtetë!”

Padyshim një nga lajmet më të rëndësishëm të showbizit shqiptar ditët e fundit, ishte ai i ndarjes së sopranos Inva Mula nga bashkëshorti, Hetem Ramadani. Jo vetëm që u tha se ata i kishin dhënë fund marrëdhëneis 11-vjeçare, por u aludua se ndarja e tyre kishte ardhur për arsye ekonomike.

Megjithatë, sipas vetë Invës, këto lajme nuk janë aspak të vërteta, madje ajo shprehet se shpërndarja e këtyre thashethemeve ka qenë e qëllimshme, në mënyrë që puna e saj profesionale të dëmtohet.

Në një intervistë për emisonin “I Ftuari”, në televizionin “A2” (që me thënë të drejtën mund ta kishte mendauar dhe pak emrin e emisionit), sopranoja e njohur, ndër të tjera, u ndal gjërësisht te lajmi i ndarjes.

“Unë për këtë lajm nuk jam pyetur fare. Madje, kam qenë me pushime dhe nuk e dija fare që kjo gjë kishte ndodhur. Isha e shkëputur edhe nga telefoni, por një mikesha ime po insistonte duke më telefonuar. Ajo ma dha lajmin, por unë e anashkalova, pasi po të kërkosh në “Google” gjen shpesh lajme për ndarjen time. Nuk e di kush e do një gjë të tillë, por nuk ka ndodhur akoma dhe për këtë e siguroj publikun. Unë e anashkalova, por nuk e dija që ky lajm kishte marrë një bujë kaq të madhe.“- shprehet Inva, ndërkohë që tregon dhe se si reagoi, kur e pa që lajmi ishte përhapur shumë:

“Ky lajm shqetësoi familjen time, miqtë, por unë po e zhdramatizoj. Njerëzit na kanë thënë se pse nuk reagojmë. Por si të reagosh, kur ti shikon se personazhi kryesor je ti dhe nuk i përngjan jetës tënde.”

Dhe siç përmendëm më lart, arsyeja pse artistja mendon se fjalët për ndarjen nisën pikërisht tani, janë për shkak të antireklamës që duan t’i bëjnë festivalit, për të cilin ajo po punon:

“Për mua është një antireklamë për festivalin. Unë nuk do të thosha se kam armiq. Ka njerëz të papërgjegjshëm dhe njerëz me smirë, të cilët nuk duan që Inva të jetë në aktivitet artistik, të lërë pushimet, të vijë këtu, të punojë në këtë vapë të madhe, në këtë pluhur të madh, të punojë dhe të sjellë 120 artistë, të financojë, të marrë njerëz të ri. Nuk paska interes për një gjë të tillë, por paska interes të nxirret një lajm i paqenë në një moment dhe t’i bien ndesh pikërisht aktivitetit artistik. Ky është fenomeni që mua më ka prekur, pasi lajmi ka gjithë kohës që jam ndarë dhe kush e dëshiron këtë nuk e di. Unë kam marr në telefon kryeredaktorin e gazetës që publikoi e para lajmin dhe i kërkova të bëjnë kërkime në burimin e kësaj gënjeshtre. I kërkova dhe ta përgënjeshtrojnë.”

Pra, që të jeni të qetë, Inva, Hetemi dhe sigurisht vajza e tyre, janë më të lumtur se kurrë bashkë.