“Investim historik”, Aliu njofton një projekt milionësh për Shtimen

Kryetari i Komunës së Shtimes Qemajl Aliu, ka njoftuar për një projekt milionësh për komunën të cilën ai udhëheq.
Aliu e ka quajtur historik investimin prej 5 milionë euro në lumin “Shtimjanja”. Ndërsa ka thënë se ky lum i cili ka qenë i harruar dhe me rrezik për përmbytje, ndotjë dhe dëme natyrore, tash po merr trajtimin e merituar.
“Me projektin prej mbi 5 milionë eurosh, po bëjmë rregullimin e shtratit të lumit, duke e bërë realitet zotimin tonë. Ky investim i madh është dëshmi tjetër e përkushtimit tonë për ta bërë Shtimen të gjelbër, të pastër, të zhvilluar e me hapësira të mirëmbajtura. Shtimen e kemi transformuar nga një Komunë e lënë pas dore në një komunë të urbanizuar me investime milionëshe”, ka thënë Aliu.