75 Mall Live Search
21:12 / E Enjte, 04 Shtator 2025 / AR

Investim i ri energjetik: Aplikim për projektin 100 MW me panele diellore në Rahovec nga “Lindja solar”

Shoqëria „Lindja Solar“ L.L.C., me numër unik identifikues 812159194 me adresë: Rr. „Martiret e Bytyqit“ pn, Brestoc, Komuna e Rahovecit, Republika e Kosovës, në përputhje me dispozitat e Nenit 13 të Rregullës Nr. 03/2022 për procedurën e autorizimit për ndërtimin e projekteve të energjisë, me datë 18.08.2025 ka dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) aplikacionin për marrje të autorizimit dhe për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese për prodhim të energjisë elektrike nga panelet solare me kapacitet të instaluar prej 100 MW ZK Kramovik dhe Petkoviq, Komuna e Rahovecit, Republika e Kosovës.

Shoqëria „Lindja Solar“ L.L.C.,për projektin solar me kapacitet të instaluar prej 100 MW ZK Kramovik dhe Petkoviq, Komuna e Rahovecit, me rastin e aplikimit, ka dorëzuar në ZRRE dëshmitë për marrje të AUTORIZIMT siç janë:

  • Pëlqimin Mjedisor Nr.5577-2/24 dt. 10.12.2024 të lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
  • Pëlqimin nr. 234 dt. 19.08.2025  Plani Zhvillimor nr. 2023-2031 të aprovuar nga Kuvendi i Komunës së Rahovecit me nr. 182/24 të dt. 31.01.2024 dhe Ligjit për procedurën e përgjithshme Administrative, të lëshuar nga Drejtoria për urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojte të Mjedisit e Komunës së Rahovecit.
  • Vendimin për Leje Ndërtimore Numri i vrojtimit të lejes: K.III-7/2025 dt. 09.07.2025 të lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
  • Marrëveshjen e Kyçjes në Rrjetin e Transmisionit të Kosovës nr. 571/1 dt. 27.02.2025 të lëshuar nga KOSTT SH.A.
  • Marrëveshjen për Blerje të Energjisë nr. 1347 dt. 31.05.2024 të lidhur me KOSTT SH.A.
  • Marrëveshjen e qerasë për shfrytëzimin e tokës të lidhur me Ministrin e Ekonomisë nr. 4627/1 dt. 31.05.2024;
  • Deklaratën për posedimin të mjeteve për investim;
  • Letër konfirmimin e Ministrisë së Ekonomisë për konfirmimin e Garancionit të Përformacës  nr. GI. 603115 të dt. 21 shkurt 2025.
  • Deklaratën për Inxhinieri, Prokurim dhe ndërtim (EPC)
  • Studimi i fizibilitetit teknik dhe financiar,
  • Plani i Biznesit; dhe
  • Plani Dinamik i Realizimit.

Energjia e prodhuar nga ky projekt do të shitet me çmimin e garantuar të fituar në ankand.

Njoftohen të gjitha palët e interesuara që vërejtjet e tyre eventuale lidhur me këtë aplikacion, mund ti paraqesin në ZRRE brenda 8 (tetë) ditësh nga data e publikimit të këtij njoftimi në adresën elektronike: luisa.helms@lindja-solar.com, dhe LEGAL-LECENSING@ero-ks.org

Qasja në dosjen e aplikimit, për të cilat aplikuesi ka lejuar qasje, mundësohet për aq sa e lejon legjislacioni për qasje në dokumentet publike.