Investim në forcë, disiplinë dhe gatishmëri: Renovohen palestrat sportive për ngritjen e gatishmërisë operacionale
Ministria e Mbrojtjes ka arritur të finalizojë tenderin e radhës me kontratë.
Këtë herë, dikasteri i cili udhëhiqet nga ministri në detyrë, Ejup Maqedonci planifikon të kryejë renovimin e palestrave sportive në kazermat e FSK-së, shkruan IndeksOnline.
Renovimi i palestrave do të bëhet në Prishtinë, Ferizaj, Gjilan, Istog, Mitrovicë dhe Pomozotin.

“AK i MM, ka për qellim qe të lidhe një kontratë me një OE, që do të ketë kapacitet të kryej RENOVIMI I PALESTRAVE SPORTIVE NE KAYERMAT E FSK-së, furnizime shërbime punë duhet të behet sipas specifikimit teknik apo paramasese dhe parallogarise te kërkuar të përcaktuar në dosjen e tenderit me qellim të ngritjes se operacionalitetit dhe efikasitetit ne kryerjen e detyrave sipas misionit të FSK MM-së”, thuhet mes tjerash në përshkrimin e shkurtër të lëndës së kontratës.
Fillimisht për këtë tender janë ndarë 1,330,000.00 euro.

Tenderi në fjalë u është besuar operatorëve ekonomikë “Leoni Construction Company”, si dhe “Rea” Sh.P.K.
Vlera e përgjithshme e kontratës është 986,806.60 euro.
Tutje, në këtë njoftim bëhet me dije se tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lartë ka qenë 1,430,987.70 euro.

