75 Mall Live Search
12:21 / E Hënë, 02 Mars 2026 / H F

Investim në mirëqenien e fëmijëve, Kantina e re në shkollën fillore në Kodrën e Trimave

Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Samir Shahini ka bërë me dije se kanë nisur punimet për ndërtimin e Kantinës në shkollën fillore “Zenel Hajdini”, në Kodrën e Trimave.

Sipas Shahinit, pas kësaj shumë shpejt mbi 730 nxënës do të kenë ushqim të ngrohtë çdo ditë nga Kuzhina e Kryeqytetit si pjesë e mësimit tërëditor.

Njoftimi i tij i plotë:

E hëna nis në terren me energji të plotë

Kanë nisur punimet për ndërtimin e Kantinës në Shkolla Fillore “Zenel Hajdini” në Kodrën e Trimave.

Shumë shpejt, mbi 730 nxënës do të kenë çdo ditë ushqim të ngrohtë nga Kuzhina e Kryeqytetit 🍲, si pjesë e mësimit tërëditor 📚.

Një hap konkret drejt një shkolle më të plotë, ku përkujdesja për mirëqenien e fëmijëve ecën paralel me cilësinë në arsim.