Investime serioze në Velekincë dhe Zhegër, Ismajli prezanton planet

Arbër Ismajli ka prezantuar planet e tij investimore në fshatrat Velekincë dhe Zhegër.
Kandidati për kryetar të Gjilanit nga radhët e LDK-së ka bërë me dije se në Velekincë do të ndërtohet aneksi i shkollës, që do të shfrytëzohet për kopshtin e fëmijëve; do të krijohet një park qendror përballë shkollës; do të ndërtohet një kënd lojërash për fëmijë dhe hapësira përcjellëse për komunitetin si dhe do të bëhen investime infrastrukturore.
Ndërkaq, në Zhegër do të përfundojë ndërtimi i palestrës sportive, investim që pritet t’i ofrojë komunitetit hapësira moderne për sport, aktivitete rinore dhe veprimtari të ndryshme shoqërore.