20:25 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2024 / S Z

Investimet në Kosovë e rajon – Grupi BALFIN me shtrirje në Ballkanin Perëndimor


Kosova dhe rajoni gjithnjë e më shumë shihen si një treg me oportunitete të reja. Ndër renditjen e grupeve më të mëdha të Ballkanit Perëndimor, mes grupeve të mëdha me investime në Kosovë dallon grupi BALFIN, i cili përfaqësohet nga 3 kompani; Neptun Kosova dhe Kid Zonë si edhe përfaqësi të Real Estate.


Balfin Real Estate ka një zyrë përfaqësie në Prishtinë që ofron shërbime në fushën e pasurive të patundshme. Shitjet me pakicë në Grupin BALFIN përbëhen nga Neptun, ose kompania më e madhe e produkteve elektronike për konsumatorin në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, nga kompania KidZone International, e cila përfaqëson produktet Jumbo në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe në Bosnjë-Hercegovinë.


Kid Zone Kosova është kompania e tretë e grupit Balfin mes ndërmarrjeve të mëdha në Kosovë Ajo operon në shitjen me pakicë të lodrave dhe artikujve jo-ushqimorë nën markën Jumbo.


Sipas të dhënave grupi BALFIN është prezent me kompanitë e tij në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor; Shqipëri, Kosovë, Mal të zi, Maqedoninë e Veriut si edhe Bosnje dhe Hercegovinë.


Në një intervistë për SeeNews “100 shoqëritë më të mëdha në Evropën Juglindore për vitin 2022”, Edlira Muka, CEO e grupit BALFIN pohon se “Të ardhurat bruto të grupit, nga aktiviteti në Shqipëri, rajon e Europë, arritën në 750 milionë euro, me rritje 11%. Deri tani, secila nga shoqëritë e grupit ka performuar mirë, duke iu përmbajtur parashikimeve dhe strategjisë së
rritjes.

Arsyeja kryesore që qëndron pas kësaj performance pozitive janë një sërë investimesh si pjesë e një strategjie afatgjatë. Përafërsisht 85 milionë euro janë investuar në vitin 2022 dhe pjesa më e madhe e kësaj shume në Austri, Zvicër, Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.”


Në Kosovë grupi BALFIN është përqëndruar në tregëtinë me pakicë, por aktivitetet e Grupit përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, sistemi bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj.


Grupi BALFIN përfshin mbi 50 kompani dhe operon në 10 vende në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vlera e Aseteve të Grupit është 2.1 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2022. Grupi BALFIN është një nga grupet më të rëndësishme dhe më të suksesshme të investimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Sot është i pranishme në Austri, Shqipëri,
Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Zvicër, Holandë dhe së fundmi në Shtetet e Bashkuara përmes investimeve në pasuri të paluajtshme.