75 Mall Live Search
15:19 / E Martë, 24 Maj 2022 / k.v

Investimet potenciale/ Lladrovci priti në takim përfaqësuesit e kompanisë amerikane “Chenega Corporation”

Gjatë ditës së sotme kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci priti në takim informues përfaqësuesit e kompanisë amerikane për shëndetësi “Chenega Corporation”.

“Në këtë takim si përfaqësues nga kompania amerikane ishte Ted Terrazas të cilin e informuan për ofrimin e shërbimeve që i ofrojmë qytetarëve tanë, pavarësisht gjendjes së sektorit të shëndetësisë në Komunën tonë, të arriturat por edhe mungesat e theksuara në infrastrukturën shëndetësore”, ka njoftuar Lladrovci.

Diskutime tjera që zënë vend në këtë takim ishin mundësitë e investimeve në fushën e shëndetësisë në Komunën e Drenasit nga kompania në fjalë, duke ju dhënë mbështetjen e nevojshme si Komunë, investitorëve potencial.

Bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Drenasit, Arsim Haxhiu, kryetari Lladrovci vizitën e përfaqësuesit të kompanisë amerikane e vazhdoi në Shtëpinë e Shëndetit, ku u njoftua për së afërmi me gjendjen faktike në infrastrukturën e sektorit të shëndetësisë në Komunën tonë.