75 Mall Live Search
16:18 / E Shtunë, 18 Janar 2025 / MSH

Investitori amerikan i interesuar për blerjen e TikTok-ut

Kevin O’Lary, investitori i mirënjohur amerikan nga formati televiziv “Shark Tank” rrëfeu në një intervistë për CNN se ai i kishte ofruar kompanisë kineze “Byte Dance”, që zotëron TikTok-un, 20 miliardë dollarë në mënyrë që të blinte aksionet dhe serverët e platformës në Shtetet e Bashkuara.

Kompania “Byte Dance” e ka bërë të qartë disa herë se ajo nuk do të shesë aksionet e saj në Shtetet e Bashkuara, megjithatë O’Leary u shpreh se tani gjithçka është në dorë të kësaj kompanie dhe të Joe Biden, që të shtyjë afatin e mbylljes së platformës.

 “Presidenti amerikan, Joe Biden ka të drejtë të na jap një afat prej 90 ditësh për të arritur një marrëveshje për blerjen e aksioneve. Të gjitha kompanitë e mia kanë 60% të shpenzimeve të tyre dixhitale I kanë në TikTok. Mbi 500 mijë familje amerikane sigurojnë jetën përmes kësaj platforme. Une kam bërë ofertën time prej 20 miliardë dollarësh, kaq mendoj se vlen, por ne nuk kemi pare ende asetet. Topi tashmë për orët në vijim është në fushën e Kinës.”- u shpreh ai.

Gjykata Supreme ne Shtetet e Bashkuara vendosi të premten mbylljen e platformës kineze TikTok në territorin amerikan, duke nisur që nga 19 janari, bazuar në një ligj dypartiak të votuar vitin e shkuar.

Sipas këtij ligji, e vetmja mënyrë që TikTok-u mund të operojë në Shtetet Bashkuara të Amerikës, pas 19 janarit, për 170 milionë përdoruesit e saj, do të ishte shitja e aksioneve, apo thënë ndryshe, e serverëve amerikanë.