09:56 / E Diele, 18 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Investohen 30 miliardë dollarë, por shumica e ICO nuk kanë dhënë asgjë

Në dy vitet e fundit, Oferta Fillestare të Monedhave (ICO) kanë ngritur mese 30 miliardë dollarë.

Megjithatë shumica prej tyre nuk kanë dhënë rezultate konkrete si adoptimi i blockchain apo rritja e aktivitetit të sistemeve të decentralizuara.

Vetëm një numër i vogël i tyre kanë treguar sukses duke themeluar një vizion të qartë me plane rritjeje dhe përdorimi reale të teknologjisë blockchain me përfitim direkt nga përdoruesit.

Binance Coin, e cila është monedha bazë e bursës Binance, përdoret për të realizuar proceset e këmbimit “peer-to-peer” në bursën e  decentralizuar të Binance.

Mijëra tregtarë kanë filluar të përdorin BNB për të pranuar pagesa në monedha kriptografike.

OX, monedha bazë e bursës së decentralizuar OX, është e nevojshme për të thjeshtuar likuiditetin mes bursave të ndryshme që operojnë mbi protokollin Ox.

Ndërsa nuk mungojnë shembujt e aplikimi të teknologjisë blockchain me përfitime të drejtpërdrejta, shumica e projekteve kanë objektiva tejet ambiciozë.

Pas 30 miliardë dollarësh të investuara, nuk ekziston një aplikacion i vetëm krypto i cili ka një bazë reale përdoruesish me përjashtim të spekulimit.

Sakaq me implementimin e rregullave të reja nga autoritetet Amerikane, ekosistemi i ICO-ve do të vështirësohet edhe më tepër për inovatorët dhe projektet.

Gjatë kësaj jave autoritetet në fjalë refuzuan licencimin e dy projekteve ICO AirFox dhe Paragon.

SEC thotë se rregullorja e re vjen në mbështetje të blockchain dhe teknologjive të aplikuara.

2018-ta pritet të jetë viti i cili do të ndajë projektet e mira nga të këqijat dhe do të mbijetojnë vetëm ato që kanë një vizion, strategji dhe bazë përdoruesish.

Me reduktimin e kapitalit, investitorët të cilët kanë hedhur para në projekte të ndryshme tashmë do të jenë më të kujdesshëm duke mos investuar në projekte jo kompetitive.

Gradualisht ata do të mësojnë të kryejnë “due dilligence” dhe tregu të evoluojë në një sektor konkurrues kur ato të cilësisë së dobët do të shuhen.