75 Mall Live Search
20:44 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Inxhinierët e ndërtimit në Kosovë nisën drejt Shqipërisë për të ndihmuar ne përcaktimin e dëmeve strukturore

Në mesin e shumë vullnetareve që po u ofrojnë ndihma në forma të ndryshme të prekurve nga tërmeti në Shqipëri, janë edhe inxhinieret  e ndërtimit nga Kosova, të cilët kanë marrë rrugën drejt Shqipërisë për të ndihmuar në përcaktimin e dëmeve strukturore te godinave.

Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë përmes një postimi në facebook e ka bërë të ditur se vullnetare te tjerë, arkitekte e profesioniste te fushës janë ne pritje për tu angazhuar ne një faze të dyte sapo te ketë nevojë, pasi thirrja ishte specifikash për inxhinierë ndërtimi.

Ja njoftimi i plotë i Shoqatës së Arkitektëve të Shqipërisë:

Me kënaqësi ju njoftojmë se janë nisur drejt Durrësit e Tiranës një grup shume i madh profesionistësh, inxhinierë ndërtimi nga Kosova, për te ndihmuar ne përcaktimin e dëmeve strukturore te godinave ne këto qytete. Thirrjes per ndihmë me bashke iniciativë dhe ndërveprimin midis ShASh dhe Asociacionit te Arkitekteve te Kosovës, ju bashkuan fuqishëm profesioniste te tjerë te organizuar nga Ndërmarrja Publike Banesore dhe Komuna e Prishtinës. Ne gjithë ketë organizim ndër veproi edhe ministria e Arsimit e Shqipërisë me kërkese për ekzaminim te 42 shkollave fillore e te mesme ne territorin rreth Durrësit, Krujës, Lezhës etj.. Vullnetare te tjerë, arkitekte e profesioniste te fushës janë ne pritje për tu angazhuar ne një faze të dyte sapo te ketë nevojë, pasi thirrja ishte specifikash për inxhinierë ndërtimi.. Ne emër te Shash ju falënderojmë përzemërsisht për ndihmën, gatishmërisë dhe shembullin pozitiv qe po tregoni ne këto dite te trishtueshme.. Punë të mbarë vëllezër!