75 Mall Live Search
23:08 / E Diele, 16 Korrik 2023 / C E

Inzaghi do të takohet me Interin për të diskutuar zëvendësimin e Lukakut

Interi po punon për të gjetur një zëvendësues për Romelu Lukakun, i cili refuzoi të rikthehej në klub.

Kujtojmë se Nerazzurrët ndaluan përpjekjet për të nënshkruar me sulmuesin e Chelsea pas lajmit për marrëveshjen e tij me Juventusin.

Sipas Nicolo Schira, të hënën Simone Inzaghi do të mbajë një takim me drejtuesit e klubit, ku do të diskutohen opsionet për zëvendësimin e Lukakut.

Sipas disa raportimeve, ata janë të interesuar për Folarin Balogun nga Arsenali dhe Alvaro Morata nga Atletico Madrid.

Romelu Lukaku e kaloi sezonin e kaluar si huazim te Interi. Belgu shënoi 14 gola dhe 7 asistime në 37 ndeshje të fushatës.