75 Mall Live Search
18:13 / E Mërkurë, 07 Korrik 2021 / A. A

Inzaghi: Eriksenin e pres me krahët e hapur te Interi

Christian Eriksen ishte viktimë e një sulmi në zemër më 12 qershor gjatë ndeshjes Danimarkë – Finlandë.

Jeta e tij ishte në rrezik të madh, por pas intervenimit të shpejtë të stafit mjekësor ndodhi mrekullia.

Mjekët kardiologë kanë bërë të ditur që Eriksen nuk mund të luaj kurrë më futboll profesional.

Megjithatë, klubi i tij Inter pret me padurim rikthimin e mesfushorit danez. Trajneri Simone Inzaghi thotë se do ta pres me krahët e hapur.

“Unë kam folur me Eriksenin para se t’i ndodhte sulmi. Ai është një lojtar i madh. Për momentin duhet të mendojë për pushimin, por unë si trajner i Interit po e prasë me krahë hapur” deklaroi Inzaghi.

/Indeksonline/