Inzaghi i bën nder Milanit, mposht Juventusin

Juventusi është mposhtur në shtëpi nga Benevento.
Skuadra e drejtuar nga Filippo Inzaghi ka mposhtur Zonjën e Vjetër me rezultat 0-1.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Adolfo Gaich në minutën e 49-të.
Me këtë humbje, Juve mbetet në vendin e tretë me 55 pikë aq sa ka edhe Atalanta dhe një pikë më pak se Milani. /IndeksOnline/