Inzaghi: Kualifikimi i vështirë, e gjitha për fajin tonë
Lazio ka arritur vetëm 3 pikë në katër takime në grupin E, të Ligës së Evropës.
Grupi i përbërë prej Celticut që kryeson me 10 pikë, CFR Cluj klub ky rumun që ka arkëtuar 9 pikë dhe Rennes e që ka vetëm një pikë, misioni i Lazios për kualifikim duket jo më pak se i pamundur, shkruan Indeksonline.
Në shikim të parë dukej që Lazio do kapte vendin e parë pa ndonjë problem, e kualifikimi as që diskutohej, por fusha ka treguar realitetin dhe Lazios i duhet të mjaftohet me vendin e tretë, me shumë gjasë.
Filippo Inzaghi ka fajësuar vetën për këtë mossukses në garën Evropiane, e sa i përket kualifikimit tha se gjërat janë thuajse të definuara.
Lazios i duhet të fitojë të enjten kundër Clujit, ndërsa edhe pas kësaj duhet të shpresojë që Celticu ta mposhtë Clujin në shtëpi, sakaq Lazio të fitojë kundër Rennes.
/IndeksOnline/