08:57 / E Shtunë, 16 Janar 2021 / Blerim

Inzaghi: Ndaj Romës luajtëm me vendosmeri e me ritëm!

Mbrëmë skuadra e Lazios arriti ta fitoi takimin ndaj Romës me rezultat përfundimtar në 3:0.

Lazio ishin dominues në këtë derbi, duke vendosur edhe dominimin në kryeqytetin e Italisë, shkruan IndeksOnline

Pas kësaj ndeshje të rëndësishme foli edhe tekniku i Lazios, Simone Inzaghi, i cili tha se nuk ishte i befasuar me fitoren e mbrëmshme, pasi kjo ishte e pritur shkak i përformances së futbollistëve.

“Ne kemi dhënë një performancë të shkëlqyeshme, ishim të vendosur, agresiv me ritmi dhe qëndrueshmëri. Djemtë ishin të shkëlqyeshëm, por unë tashmë pashë djemtë po luajnë më mirë, ”tha Inzaghi për ‘Sky Sport Italia’.

“Fitorja është jashtëzakonisht e kënaqshme, ne e dëshironim atë me gjithë forcën tonë dhe me ndihmën e tifozëve tanë të mrekullueshëm, të cilët erdhën sot në terrenin stërvitor”, tha ai.