Inzaghi pas fitores ndaj Milanit: Mund të kishim shënuar më shumë gola

Interi është një hap pranë finales së Champions League, pasi mposhtën Milanin në ndeshjen e parë gjysmëfinale me rezultat 2-0.
Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i Interit, Simone Inzaghi, u shpreh i lumtur me fitoren por tha se skuadra e tij mund të kishte më shumë gola, shkruan IndeksOnline.
“Jam shumë i kënaqur, pjesa e parë ishte e jashtëzakonshme, ne vërtet mund të kishim shënuar më shumë se dy gola.
Ishte një lojë e mrekullueshme, ne kemi kaluar tashmë nëpër disa raunde, kështu që e dimë se është vetëm pjesa e parë. Ne do t’i kemi tifozët tanë pas vetes në ndeshjen e dytë dhe e dimë se ka ende një shtysë tjetër për ta bërë realitet këtë ëndërr.”, ishin fjalët e Inzaghit për Amazon Prime Italia./IndeksOnline/